26 Janar 2026

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dënoi dhunën e policisë në protestën e PD-së të shtunën e kaluar, duke u shprehur se përdorimi pa masë i gazit lotsjellës tregoi se policia ndjehet se pjesë e pushtetit dhe i shikon protestuesit si armiq.

Po i bëjmë gjyqin opozitës. PD nuk tha se Rama do të ikte të shtunën. Lulzim Bashas thoshte do të ikë sot, do të ikë nesër.

Protesta e të shtunës u tha se nuk do të rrëzojë qeverinë. Kjo ishte me më shumë njerëz se në dhjetor, më shumë agresivitet. Ato media të huaja që pasqyruan protestën pyesin pse po dalin, çfarë ndodhi.

Për cilat arsye policia shqiptare reagon në këtë formë agresiviteti. Protesta po zhvendosej me urdhër të Berishës drejt parlamentit. Mbaruan fishekzjarret dhe molotovët dhe u dha zjarr që të hedhin ujë dhe gaz lotësjellës dhe hidhej gaz i skaduar me sasi të madhe që gjithkush të largohej dhe të mos kthehej më. Edhe ajo pjesë e policisë ndjehet pjesë e pushtetit se këta janë armiqtë tanë.

Pse duhet t’ua hedhësh njerëzve këtë gaz? Sepse ata janë armiqtë tanë, thonë këta të policisë”, tha Tela.