2 Maji 2024

Mbrëmjen e djeshme në Top Story, eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço deklaroi se një prej analistëve që del çdo natë nëpër emisione, merr 17 rroga dhe tre vila.

Edhe pse nuk përmendi një emër konkret, Karamuço u shpreh se ka edhe persona të tretë të lidhur me politikën që bëjnë pastrim të parave, duke lënë të nënkuptohet për analistët.

“Kush të troket te dera dhe të thotë ma jep mua këtë se më duhet mua, kur gjithë populli tjetër mban radhën, çoje në prokurori. Dhe nuk kam parë ndonjë nga këta të tjerët ta përgënjeshtrojë. Se me sa duket ky ia ka dhe ato, kush ka hyrë, me çfarë kanë aplikuar. Boll më me këta zotërinjtë. Kishte shkruar njëri një shkrim të madh sot dhe na zinte në gojë të gjithëve, që këta parashikojnë fallxhore etj, etj. Kur më vijnë skedat mua, se ne kemi një shkollë verore për pastrimin e parave se e kemi me krimin e organizuar, por dhe me politikën dhe me persona të tretë të lidhur me politikën siç janë edhe këta – 17 rroga ai, tre vila, më bënte mua sot moral publik”.

Gazeta Dita