Ambasada e SHBA: Presim raportin final të Venecias. – Mirëpresim deklaratën e Presidentit Meta për negociatat me BE.

06/03/2020

Ambasada e SHBA ka reaguar sot lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. Ambasada shprehet se mirëpret qëndrimin e PS për të mos vijuar me procedurën e rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta deri në publikimin e raportit final të Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, Ambasada vlerëson dhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për të rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për hapjen e negociatave me BE.
“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”,- thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Gazeta Koha e Jone