9 Nentor 2025

AKU-ja e Shkodrës ka bllokuar një kamion me 25 tonë misër që vinte nga Serbia.

Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Gazetarja Emi Kalaja ka mësuar se shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme, por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 tonë të misrit që po vinte nga Serbia.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral.

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

tv klan.