18 Prill 2024

Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Shoferja e një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi një tjetër mjet të parkuar anash rrugës.

Në videon e publikuar nga JOQ shihet se si mjeti ka përfunduar mbi makinën tjetër, ndërsa nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.