Agron Duka plas ‘bombën’ në mes të emisionit: Unë jam shijaks! – Hapni kamerat dhe shikoni si eksponent të PS janë futur në kompleksin ‘Golden’!

4 SHKURT 2020

Kreu i PAA Agron Duka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në lidhje me sekuestrimin e kompleksit “Golden” në Shijak nga Njësia Speciale OFL.

I ftuar në emisionin RepolitiX, Duka ka kërkuar të shihen regjistrimet e kamerave të kompleksit gjatë 3 muajve të fundit, dhe aty sipas tij shfaqen eksponentë të shumtë të Partisë Socialiste.

“Ato kamerat do kenë nja tre muaj që regjistrojnë. Unë ju sfidoj të shikoni sa eksponentë të PS janë futur në atë kompleks. Më sfidoni ju mua, unë jam shijakas…”, ka thënë Duka në debat me deputetin socialist Alekt Hyseni.

Gazeta Sot