Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik Jordan Misja në Tirane, ku përfundon studimet në vitin 1958. Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi. Agim Faja është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale. Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”. U nda nga jeta më 27 qershor 2017.

          

Nga Cikli: TREGIME te MOCME SHQIPTARE.