A kemi nje kujtese arti tradicional te Amalteas (apo Dhija e Shenkollit).-

Shenim nga: Jaho Brahaj.-

Gjithmone kam nje dileme dhe pikpyetje: Pse motiv i pelqyer i artisteve popullor te gdhendjes se drurit dhe te gurit eshte Dhija.

Skulptura eshte e vjeter ndoshta e fillim shek. XX. Fatkeqesishte eshte riparuar (jo restauruar) me leter zmerile (zampare) dhe lyer me llak. Ky veprim dallohet qartesishte kur shahim anen e poshtme te bazamentit tek i cili nuk ka patur nderhyrje. Ne Shqiperine e Veriut ka ekzistuar (dhe ekziston) dhe ruhet Kulti i Dhise se Shenkollit. Mos eshe kjo reminishence e ruajtjes se ketij kulti edhe skulptura e thjeshte ne dru.nga kultet e Dodones Pelazgjike per Dhine Amalte (Amaltea).

Foto:  Skulpture ne dru nga mjeshter anonim 
popullor nga Shqiperia e Veriut: Cjapi.

Permendem kete rast me gdhendjen (skulpturen) me autor anonim, por ne tradite tone koka e dhise (cjapit) ka variante te ndryshme te gdhendjes (skulptures) tradicionale. Mjafton te permendim kokat e instrumentit te lashte muzikor te Eposit  tone: Lahutat.

Koka e dhise e gdhendur ne lahuta te Eposit Shqiptar. 
Koleksion Privat. Foto: Jaho Brahaj.

Shkak per kete publikim eshte edhe keshillimi per gjithe ato qe ruajne krijime artistike nga profesioniste dhe nga artiste artizan, mire eshte te mendojne per vlerat qe humbet vepra nga riparimi, por te konsuktohen dhe perpiqen per restaurimin  qe te mos humbasin vlerat artistike dhe historike, vlera te artit tone te trasheguar.