A ka Zot apo jetë të përtejme? Stephen Hawking ka lënë një përgjigje… –

Një koleksion i ri esesh nga Stephen Hawking, “Përgjigje të shkurtëra për pyetje të mëdha”, është botuar pas vdekjes së shkencëtarit, dhe lajmet s’janë të mira për ata që besojnë.

Në koleksion ai flet sinqerisht për të ardhmen e njerëzimit, që na vjen keq të themi, por nuk është rozë. Ai flet edhe për Zotin dhe jetën e përtejme. Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve në momentet e fundit para vdekjes, ai thotë se ka arritur të kuptojë se nuk ka jetë të përtejme, apo qenie supreme.

Ja disa nga gjërat që ka thënë shkencëtari, sipas The Daily Telegraph:

“Të gjithë jemi të lirë të besojmë çfarë të duam, dhe është pikëpamja ime se shpejgimi më i thjeshtë është se, nuk ka Zot.

Askush nuk e krijoi Universin dhe askush nuk e drejton fatin tonë. Kjo më shpie në një kuptim më të thellë: me gjasë nuk ka parajsë apo jetë të përtejme. Mendoj se besimi në jetën e përtejme është thjesht dëshirë. Mendoj se kur vdesim, kthehemi në pluhur.

Por në një kuptim vazhdojmë të jetojmë, me influencën tonë dhe me gjenet që i përcjellim fëmijëve tanë.