7 Mars 2024, 

I pyetur në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, nëse kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi po negocion me Partinë Socialiste për të zgjidhur krizën politike që ka çuar në “paralizë” jetën parlamentare nga 5 tetori i vitit të shkuar, Flamur Noka nuk i mohoi plotësisht zërat për “shkrirje akujsh” me mazhorancën.

Lidhur me thirrjen e Elisa Sapiropalit nga foltorja e Kuvendit për Bardhin, që të ulet me socialistët dhe të diskutojë mbi zgjidhjen e krizës në Konferencën e Kryetarëve, Noka tha se kjo ftesë nuk duhet të bëhet përmes batutave të ministres në fjalë.

Ai nënvizoi se Rithemelimi është i gatshëm të diskutojë, nëse mazhoranca ka një ofertë konkrete për ta, ku pranon dy kërkesat themelore, që përkojnë me komisionet hetimore dhe komisionin e reformës zgjedhore.

“Ne e kemi bërë çdo gjë publike. Nuk ka asgjë për të fshehur dhe asgjë për të nënkuptuar. Kemi çuar një kërkesë për komisione hetimore dhe një për reformën zgjedhore. Dhe kemi 2 muaj e gjysmë që presim që mazhoranca të reflektojë. Dhe të thotë po, do ulemi që të dëgjojmë kërkesat tuaja. Ata bëjnë politikën e tyre. Ata përgjithësisht janë fake.

Në Konferencën e Kryetarëve ka qenë para dy ditësh kryetari i Grupit tonë Parlamentar. Do shkojë sa herë të bëhet kjo mbledhje se bëhet shpesh. Asnjëherë nuk është diskutuar asgjë. Në rast se ata kanë ofertë, duhet të dalë ose kreu i Grupit Parlamentar, ose zonja që të mandatohet dhe të bëjë ofertë publike. Ajo ishte nga të folurat që bë Elisa zakonisht., Edhe seancën e shkuar që u përjashtova unë, kështu më tha, hajde ulemi. Zonja Spiropali mundohet të bëjë batuta, biseda, por gjë konkrete. S’ka nevojë të bëjë batuta. Në mbledhjen e kryetarëve kremi kreun e Grupit tonë Parlamentar përfaqësues. Do të mblidhet Byroja, Kryesia, le të thonë hajdeni se i kemi konsideruar kërkesat tuaja.”

I pyetur nëse ai apo Gazment Bardhi janë takuar në orët e fundit me eksponentë të mazhorancës, Noka u përgjigj i prerë me “Jo”.

Jo. Në rast se ata për çështjen e kërkesave tona reflektojnë pa diskutim do takohemi. Ata duhet të thonë që konsiderojmë kërkesat të ligjshme. Kemi gatishmëri për komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore.

Sa kohë ata vazhdojnë me armiqësi, me përjashtime, kërkojnë me dhunë të nënshtrojnë opozitën, kurrë s’do t’ia arrijnë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit.

Nga Alfapress