10 Maji 2024

Pak pas mesditës së kësaj të enjte gazetari Baton Haxhiu u fut në SPAK teksa mbërriti me shoferin e tij dhe automjetin e loguar albanianpost.com

I kujdesur që mos binte në sy edhe me një kapele z.Haxhiu u prit në hyrje të SPAK nga oficeri BKH që e shoqëroi për në ambjentet e brendshme.

Pas afro 2 orë z.Haxhiu doli dhe i pyetur nga Media tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej heteusve për një lëndë, ndërsa për cilën lëndë tha se ska të drejtë.

I pyetur nëse kishte fletëthirrje tha se JO, e ska lidhje me fletëthirrje.

WebLajm raporti fillimisht se z.Haxhiu kishte qenë në SPAK në përgjigje të një fletëthirrje.

Disa sqarime, të gjithë të thirrurit me fletëthirrje priten tek dera e SPAK nga oficerët dhe agjentët e BKH-s.

Recepsioni i shoqëron ata kur Prokurori apo oficeri BKH jep pëlqimin, por askush përgjatë orarit të punës në SPAK s’ mund të vi të invetrvistojë hetuesit e aq më pak një gazetar apo media.

Ndaj ajo çka mbetet e pritet me interes është publikimi i Intervistët që pretendon se ka bërë z.Haxhiu për x lëndë e me x hetues.

Në rast të mos publikimit atëher z.Haxhiu i shtohet listët të atyre që gënjejnë kur dalin nga dera e SPAK dhe pasi pyeten për çështje penale që SPAK po heton intensivisht, ku përfshihen politikan, biznesmen, gazetar apo shumë qytetarë edhe të panjohur të këtij vëndi.

Nga Arsen Rusta – Gazeta Dota