18 Nëntor 2026

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ku nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha bën përgjegjësin kryesor kryeministrin Rama për korrupsionin në vend, trafikun e drogës dhe keqqeverisjes.

Drejtuar mazhorancës, Berisha theksoi se duhet të kenë kurajo t’i dalin kundër kryeministrit Rama ose siç tha ai do t’i ‘marrë me vete’.

“Nuk ka pasur kurrë një grup të urryer para shqiptarëve siç jeni ju. Me gratë që vjedhin do të merret ligji. Ai që vjedh ka punë me ligjin shkel çdo standard. Respektin më të madh se ka kush më shumë se unë për gratë. Por figura e tyre nuk të përfaqësohet nga Lubia, nga ajo tjetra që vjedh edhe e dehur vjedh…po po po e kulturës ajo gjoja e Kulturës ajo. Në vend të kulturës ka vjedhjen. Na del me apartamente me gjëra. Avokatja e tërmetit. Po avokatja e Tërmet Pecit t’i themi. Ku jeni? Çfarë buxheti është ky më thoni? Ky buxhet shqiptarët i varfëron  i mashtron.

Ky buxhet është i marrë peng. Raporti i Komisionit Evropian, lexojeni aty është Lubia është Rama, aty ku është Rama është Lubia. Ju nuk keni kurajë t’i thoni koha jote ka marrë fund… Ju patriotizmin jua kanë ngrënë interesat tuaja… Jeni transformuar si personazhe të Franc Kafkës. Nuk harrohet, llozha juaj në Lalz, aty do të mbeteni të stamposur ia keni tejkaluar çdolloj filmi tjetër, dhe netflix. Po denoncimi Majko, nga i ikni ju atij… Ta garantoj unë… Kaq naiv Gjino nuk është që ngatërroi skenat erotike me skena të tjera… Do të dalin, ndaj më mirë largohuni. Çfarë ishin 1 mln euro Vlora Hyseni, ai vetë e kishte emëruar, këshilltare e kishte pasur. Por nuk mjaftonin… shumë shpejt do të shihni skenën. Ju jeni të kapur prej tij ndaj qëndroni gojëkyçur”, tha Berisha.

BalkanWeb