“7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, Teatri Kombëtar përfshihet në listën e ‘Europa Nostra’

10 dhjetor 2019

Teatri Kombëtar është shpallur një nga 14 finalistët për tu përfshirë në programin për “7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, nga organizata Europa Nostra.

Lajmin e ka bërë të ditur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nëpërmjet një shënimi në facebook.

Europa Nostra ka shpallur zyrtarisht Teatrin Kombëtar si një nga 14 finalistët për tu përfshirë në programin për “7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”. Përfshirja në listën finale do të angazhonte rrjetin dhe partnerët e Europa Nostra për shpëtimin dhe restaurimin e godinës.

Puna voluminoze e shumë aktivistëve dhe profesionistëve, e nisur që në verën e 2018-ës, kurorëzohet kështu me një sukses të rëndësishëm.

Mbi të gjitha, ky emërim hedh poshtë propagandën e qeverisë mbi mungesën e vlerave historike të godinës”, shkruan Aleanca për Teatrin në facebook.

Kjo organizatë zhvilloi një konference për shtyp sot bashkë me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Deklarate plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:

AMT falenderon ekipin që përgatiti aplikimin mbështetje pranë organizatës Europa Nostra:

Kreshnik Merxhani, Lida Miraj, Astrit Seranaj, Doriana Musai, Kastriot Çipi, Endrit Yzeiraj, Alida Karakushi dhe Alice Taylor.

Falenderojmë gjithashtu për mbështetjen:

Presidentin e Republikës Ilir Meta, Fondacionin “Gjirokastra”, Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE), Skena e Pavarur Kulturore, Art Kontakt, Shoqata “Argjiro”, GO2 Albania.

Falenderojmë ekipin që mbrojti aplikimin e AMT në konferencën e zhvilluar në Paris:

Sesilia Plasari, Kreshnik Merxhani dhe Robert Budina

Falenderojmë veçanërisht ata që me shkrimet e tyre ndriçuan vlerat historike dhe arkitekturore të Teatrit Kombëtar: Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Maks Velo, Artan Raça, Rubens Shima.

Gazeta Panorama