MJEGULLA NË LETERSINË SHQIPE DUHET ÇARË NGA ENGJUJ TË GUXIMSHËM.

nga Zamira Matoshi

Atyre që u ka rënë në dorë kundraromani “Engjuj pa Qiell” i shkrimtarit Ton Zmali, me siguri gjatë leximit të vëmendshëm do të jetë ndalur herë pas here për të pyetur vetën rreth situatave të krijuara nga personazhe të quditshme që bajnë një jetë misterioze në një botë të akullt e të denuar.

Në qoftë se ky liber është pak ndryshe nga forma e përmbajtja shpjegimin duhet ta gjejmë në faktin se ky liber i përket një gjinie të veçantë siç është kundraromani. Guximin e autorit për të parë përtej mjegullës edhe në letërsi nuk duhet ta kuptojmë si çmenduri artistike për të bërë diçka ndryshe, nuk duhet ta kuptojmë as si mënyrë e të shprehurit individual por më shumë se kaq është një vetsakrifikim për të gjetur një shteg për të care mjegullën që ka rrethuar prej kohësh letërsinë shqipe. Bota letrare aktuale jo se nuk ka emra e vlera të arrira por gjithsesi gjithë kjo sasi librash dhe autorësh që po shohim çdo ditë të prezantuara me lule e lajle hipërboleske dhe si përfundim shkalla cilsore e tyre len për të deshiruar dhe nuk është edhe aq…Po shprehem në këtë mënyrë sepse lexuesi i thjeshtë jo rrallë po detyrohet të lexojë e sterlexojë kollosët e medhaj të letersisë shqipe të traditës e botrore vetem sa për të mbushur boshllekun e krijuar. – Mos vallë kemi një rënje në çark të mbyllur që po vazhdon të inteligjencës apo shpirtrave krijuese?… Apo ndoshta efekti Mjegull po ndikon me inertsi akoma edhe në letërsi?.. E parë në këtë prizëm ardhja e këtij libri në dorën e lexuesit shqiptar unë e vlersoj si një eveniment. Nocioni Mjegull i shtjelluar me finesse në vepër, të njell shijën e padeshirueshme të paaftësisë së njeriut për të përceptuar atë çka është rrotull tij. Ankthi i mosnjohjës së vetës, i mosnjohjës së njerzve qe na rrethojnë, i mosnjohjës së botës ku jetojmë e aq ma keq misteri i përtejekzistencës nuk është ankthi i lindur kohët e fundit, janë pikpyetje të shtruara nga njerzimi që në fillimet e ekzistencës së jetës mbi tokë. Menyra se si e shtjellon nocionin mjegull autori i veprës është disi e veçantë dhe shumë besues. Në librin Engjuj pa qiell e mira dhe e keqja ekzistojnë, por jo të ndara, ato jetojnë bashkë në çdo moment, brenda një trupi, brenda një shpirti….E bardha dhe e zeza, e bukura dhe e shemtuara, tradhtia dhe besa, dashuria dhe urrejtja jetojnë brenda të njëjtit pesonazh, luftojnë për pushtet, dhe sigurisht pasojë e kësaj lufte është mjegulla, mjegulla që shtohet, shtohet e errsohet si për ironi të fatit për të na larguar sa ma shumë nga qielli

nga frymëmarrjet e liritë e tij.

Dikush që e lexon në menyrë siperfaqësore librin e Ton Zmalit mendon se ka të bëjë me një vepër të zakonëshme ku tentohet të nxirren në pah vitet e tmerrshme të diktaturës komuniste. Ndoshta lexues të tillë mbetën pre e termave të tilla si Bualli ynë, Toksat kryekuq…etj. Të tjerë lexues mendojnë se ngjarjet e shtjelluara dhe emrat e përdorur kan efekte folklorike apo krahinore. Unë do deshiroja të thosha se nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd, por vetëm të them mendimin tim, paksa më ndryshe. Së pari do të thosha se ekzistenca e të qenit pushtetdashës nuk vihet në një kohë të përcaktuar me caqe. Etja për pushtet nuk është fenomen i një diktature, është deshirë e fshehur në genet e njeriut të trajtuar qysh në tragjeditë e Eskilit, Sofokliut, Shekspirit e deri në kohët moderne. Semundjet e pushtetit janë reale dhe shumë të natyrëshme, atyre nuk u shpeton askush… Të mendojmë për pak çaste vetën kur arrijmë një shkallë më lart në herarkinë shoqërore, se si ndjehemi ndryshe, më të mëdhej më të sigurtë, se si fillojmë të na duken gjërat poshtë nesh më të vogla më të parandsishme. Së pari vertetë bota nuk mund të kuptohet pa shkallë, por do zoti qe mbi këto shkallë mos të ngjiten më njerzit injorant që vazhdimisht prodhojnë mjegull- kështu e mendoj unë përceptimin që ka dashur të na paraqesin autori në lidhje me këtë pikpamje. Së dyti, tendencat folklorike unë i kuptoj në lidhje me faktin se autori e ka menduar gjatë udhëtimin që duhet të bëjë për të çarë mjegullën e përmendur më lart. Ai për të qënë i sigurtë në vetvetën e tij e ka nisur udhëtimin nga toka dhe jo nga ajri. Shtytjen që mund të marrish nga toka është më e fortë se shtytja qe mund të marrim nga asgjëja.

Ngjarjet që na shfaqen në botën e ngrirë të nënmjegullës janë reale, të gjalla, janë personazhe që e duan jetën me gjithçka të sajen. Janë njerzit që veprojnë në situata të paparashikuara qe tentojnë të vetperballojnë si munden e sa munden por fati nuk varet vetëm prej tyre. Nuk besoj se ka ndonji folklorizim kur motra njeh vëllanë se ballada e rinjohjës po ndodh edhe sot kur vajzat tona po i nënshtrohen fateve më tragjike rrugëve të botës. Nuk ka ndonjë folklërizem, Gjuha e prerë e pader Gjergjit, kufizimi i mendimit të lirë dhe i thanjës së të vertetës me frikë kudo e kurdoherë ka qënë evident. Është një simbolikë tepër përgjithsuese kohore e gjeografike. Nuk ka ndonjë folklorizem pasqyrimi i historisë së plakës Kune, tragjedia e jetës së saj e nisur nga asgjëja. Është vetë paradoksalja ku yënë fill mijra histori tragjike që ne i shohim, i ndjejmë, i prekim çdo ditë e që gati po bëhen ralitet i pashmangshëm, ushqim i përditshëm.

Akullsinë e natyrës, ashpersinë e njerëzve që jetojne në botën nën mjegull mundohet ta ngroh e ta zbusin me dashurinë e Lekës me Zonjën. Mënyra e trajtimit të skenave erotike nga autori tregon nji frymëmarrje të lirë shumë të deshirue nga ana e menyrës së të shprehurit në letrat shqipe. Kjo dashuri është një tjetër shpresë që deshmon se bota nën mjegull mund të ndryshohet nëse guxohet. Engjujt qe guxuan për të parë qiellin e deshiruar vertetë u viktimizuan por jo vetëm nga mjegulla gjithëpërfshirëse, ata deshtuan në misionet e tyne sepse fluturimin e nisën vetëm drejt qiellit, prendaj e kishin të pamundur zhdukjën e mjegullës dhe fluturimin e lirë.

Le të tentojmë të gjithë së bashku të nisemi drejt qiellit seicili në fushën dhe profesionin që ka duke filluar që nga çarja e mjegullës që mbeshtjell kokën e secilit e do ta kuptojmë se qielli që paralajmëron Ton Zmali nuk është një ënderr.

Tiranë 20. O7. 2004