27 Maji 2026

Gazetari Robert Papa ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një analize në emisionin “Fokus”, ku foli për atë që e cilësoi si “plan i errët” i kreut të qeverisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në deklaratën e tij, Papa u ndal te disa çështje që, sipas tij, janë shqetësuese për zhvillimet politike dhe sociale në vend. Ai akuzoi Ramën për veprime kundër interesit kombëtar, duke pretenduar se kryeministri po e çon vendin drejt shkatërrimit të identitetit shqiptar dhe po ndjek politika që, sipas tij, dëmtojnë të ardhmen e shqiptarëve. Një nga akuzat më të forta të ngritura nga Papa lidhet me pretendimin se Edi Rama ka marrë drejtimin e Partisë Socialiste përmes një marrëveshjeje financiare me Fatos Nanon. Papa hodhi dyshime edhe mbi udhëtimet ndërkombëtare të kreut të qeverisë, duke pretenduar se ato lidhen me fshehjen e pasurive dhe kapitalit jashtë vendit. Sipas tij agjencitë amerikane po i kopsitin dosjen me prova përvëluese.

Pjesë nga analiza e Robert Papës në emisionin “Fokus”

“Janë tri gjëra që më shqetësojnë nga ajo që po ndodh në Shqipëri: një veprimtari e antivlerave shqiptare, gejve dhe lezbikeve, dhe një figurë e vështirë, ambasadori i Bashkimit Evropian, i cili pozon me patronazhiste transgjinore të PS-së dhe nga pas ka dy fëmijë. Ajo që më çudit është mosreagimi i shqiptarëve. Disa qindra domate dhe vezë të thyera mbi fytyrën e kësaj figure antishqiptare do të ishte më se normale. Rama kërkon të shkatërrojë çdo gjë shqiptare. Rama është kundër Shqipërisë, shqiptarisë, dhe po e mbush, po e kthen Shqipërinë si vendet e Bashkimit Evropian me emigrantë nga vendet më të varfra. Jo vetëm që do të zënë vendet e punës së shqiptarëve, por edhe do të blejnë troje pafund me çmime qesharake, çifutët e Ramës. Ndërkohë që dosja e tij në Amerikë i ka kaluar çdo përmasë; madje, nga agjencitë amerikane janë marrë dëshmi nga biznesmenë që kanë qenë në zyrën e Ramës më 21 janar.

Këta dinë çdo gjë. Bredhjet e tij nëpër botë më shumë janë për të fshehur miliardat e vjedhura si aksione të fshehta, edhe pse mund të ketë emra oligarkësh të mëdhenj; dhe si bufon, si karagjoz, tregon fytyrën e tij duke mos njohur asgjë nga protokolli, si një kloun qesharak me Kryeministrin e Japonisë. Rama nuk ka qenë socialist. Rama i përket një brezi të anarkistëve që u orvat të shkonte në çdo parti dhe, më në fund, ia bleu Fatos Nanos. Shifra ka qenë 8 milionë euro. Ai dikur e thoshte vetë me mburrje. Dhe të festosh gjoja lindjen e një partie, kur dihet që me prova i kemi dhënë që ka qenë thjesht ndërrimi i emrit, dhe të dekorosh Agasin and Company… thjesht merri teserën e partisë dhe shiko vitin e anëtarësisë, ose të Gramoz Ruçit, dikur Servet Pëllumbit. Pra, është një vazhdim i Partisë së Punës, përgjegjëse për vitet e diktaturës në Shqipëri; nuk është parti e re. Si ka mundësi që selia e PS-së është selia e Xhelil Gjonit, e Partisë së Punës apo kudo nëpër rrethe.

Besoj se gjenerali amerikan do të vijë shpejt në Tiranë. Studimi i dosjes së Sinaloas duket i qartë. Ai mund të ketë pasur kontakte më herët me DEA-n dhe mbase për këtë arsye do të kemi një ish-gjeneral ambasador. E kam thënë: kur të shikoj kullat përbindëshe të tre përbindshave, Lindës së Surrelit, Tunelit dhe të AKSH-it, do ta bëj lidhjen. Dhe unë, në qoftë se do të isha në vendin e tij, nuk do t’ia jepja dorën kurrë personit që ka lidhje me këto trafiqe, kryeministrit aktual. Natyrisht që duke pasur një gjeneral – ish-gjeneral, se gjeneral thuhesh gjithë jetën – ambasador, tregon një mesazh. Zoti Trump nuk është ai që e kontrollon Amerikën. Ky vend i madh ka institucione. Ndaj Rama e ka kot duke ëndërruar se ka blerë Ivankën dhe Kushner-in”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Nga: Gazeta Sot