Jozefina Topalli

“3-4 vetë kanë marrë peng vendin”, Jozefina Topalli ngre alarmin dhe del me mesazhin e fortë politik

18 MAJ 2020

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për situatën ku ndodhet vendi si pasojë e koronavirusit.

Topalli shkruan se 3-4 vetë kanë marrë peng vendin dhe luajnë teatër me dhimbjen e njerëzve.

Reagimi i Topallit ka ardhur pas publikimit të një sondazhi, sipas të cilit, 76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, 68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre.

Postimi nga Jozefina Topalli

Të dhënat e trishta/ 76% e familjeve shqiptare thonë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë krizës së koronavirusit.

“76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.”

3-4 vete kane marre peng vendin dhe luajne teater me dhimbjen e njerezve te pa shpresa.

Gazeta Sot