Nga: Peter Bartl & Martin Camaj

Titulli origjinal në gjermanisht: Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jg. 5, Heft 1, München 1967, f. 23-33.

Një letër në gjuhën shqipe nga Gashi e vitit 1689[1

I.  Sfondi historik

Kur në vitin 1622 u themelua „Sacra Congregazione de Propaganda Fide“, organizimi kishtar në Shqipërinë Veriore katolike ishte afër shuarjes.[2] Mungesa e priftërinjëve ishte e madhe, ata pak që kryenin detyrën e tyre ishin shumë të moshuar e pjesërisht me injorancë të tmerrshme; shumë nuk dinin as të lexonin e as të shkruanin. Shumica e posteve të ipeshkvijve ishin boshe.

                Kongregata e Propagandës filoi me ngritjen e qendrave misionare ku shumica prej tyre u drejtuan nga anëtarët e rendit françeskan.[3] Në gjysmën e dytë të shek. 17 në Shqipërinë Veriore kishte 7 qendra misione të tilla,[4] njëra prej tyre ishte në Gash. Misioni i Gashit përfshinte rajonin e Pultit të Poshtëm (Pulati Inferior) dhe Pultit të Epërm (Pulati Superior), Dukagjinin dhe shtrihej deri në rrethin e Prizrenit.[5]

                Me 16 shtator 1685 vikari apostolik i Pulatit, Giorgio Tolich, për rajonin e tij  misionar i raportonte Kongregatës së Propagandës:[6] Sipas këtij në atë kohë Gashi numëronte 80 shtëpi  me 600 banorë.[7] Fshati kishte një kishë kushtuar Shën Nikollës dhe tre kapela të vogla të kushtuara Shën Fabianit, Shën Gjergjit,[8] si dhe e treta, kushtuar Shën Anës (Prenës). Të gjitha kishat ishin të pa zbukuruara, mbase mungonin edhe mjetet elementare për shërbimin e meshës. Në të gjithë dioqezën kishte vetëm një prift të vetëm tejet të moshuar me emrin Pietro Riecci. Nuk kishte asnjë shtëpi famullie, prifti endej nga fshati në fshat, nga familja në familje. Popullata ishte shumë e varfër; vetëm në Gash kishte disa vresha, kopshte dhe fusha (ara). Si ligj i vetëm vlente e drejta zakonore e trashëguar.[9]

                Administrata turke duket të mos jetë ndier shumë në rajonin e Pulatit (Pultit):”…né é gouernata, e signoreggiata da altro, che da se medesima.”[10] Banorët e Gashit dhe rrethinës ishin grabitës famëkeq: “…quei di Gashi, et tutti i Populi habitanti i Monti di Ducagini senza necesità rubano un l`altro taluolta grossamente et tal legiermente cioè bestiami, arme, vestimenti…”[11]

               Këtu letra vijuese e publikuar për herë të parë gjendet në arkivin e Kongregacionit të Propagandës në Romë[12] në fondin “Scritture riferite nei Congressi” Albania 4, f. 319. Në këtë fond nuk janë relacionet e gjata siç i gjejmë ato në fondin “Scritture riferite nei Congressi Generali” dhe që për vitet 1610-1650 tanshmë janë publikuar nga shqiptarët,[13] megjithëkëtë nuk meritojnë më pak interesimin e historianit, sepse ky fond përmban një pjesë të madhe të shkëmbimit të letrave të klerit katolik me Kongregacionin e Propagandës dhe po ashtu edhe relacione të shkurtra. Këto letra trajtojnë para së gjithash brengat e përditshme të priftërinjve dhe ipeshkvijve si dhe përhapjen gjithnjë e më shumë të islamizimit dhe të vështirësive me autoritetet osmane.

              Gjuha e këtyre shkresave është vazhdimisht italishtja; autori i këtij shkrimi gjatë qëndrimit të tij disa mujor në arkivat romake nuk ka gjetur ndonjë dokument tjetër në gjuhën shqipe. Dhe kjo shpjegohet lehtë me atë se shumica e klerit në Shqipëri nuk ishin shqiptarë por italianë ose dalmatinë. Ata pak shqiptarë që dinin të lexonin e shkruanin ishin të shkolluar kryesisht në Itali e për këtë fakt ata dinin të shkruanin më mirë italishten se gjuhën e tyre amtare shqipe.

LETRA 1

             Pse kjo letër këtu është e përpiluar në gjuhën shqipe? Për këtë nuk na jep një përgjigje krejt të saktë. Si dërgues vërtetë janë “Krerët e Gashit”, mirëpo letra me siguri nuk është e shkruar nga ata. Një shpjegim më të afërt për këtë na jep “Tradutione ad littera d`Albanese in Italiano della presen(t)e lett(er)a, che mi scriuono li Capi di Puliti p(er) mano del Vic(ari)o d`esso Puliti” që i është bashkangjitur origjinalit në shqip.[14]

               Përpiluesi i letrës është pra vikari apostolik i Pultit, pra tashmë i cekuri, Giorgio Tolich, me gjasë jo shqiptar.[15] Ndoshta kjo shpjegon disa veçanti gjuhësore (për këtë shiko më poshtë pjesën e II-të, pjesën e trajtimit shkencor gjuhësor nga Martin Camaj), mirëpo jo pse është përdorur gjuha shqipe për përpilimin e saj. Ne mundemi vetëm të supozojmë se letra kështu si shkresë e “Krerëve të Gashit” do duhej të fitonte autenticitet, pasi në raportin e tij të cituar drejtuar Kongregacionit të Propagandës të 16 shtatorit 1685, Giorgio Tolich vetë raporton: “Il linguaggio comune di questi é tutto albanese, ne ui si parla in tutto la Diocese con altra lingua, che con quella…[16]

Nëse jo në gjuhën shqipe atëherë në cilën gjuhë pra është dashur të shkruajnë shqiptarët e Gashit?

              Forma serbe në fund të letrës na informon (njofton) se si në atë kohë janë transportuar letrat (shkresat) e tilla, ajo na njofton se, dërguesi i letrës ndoshta ka qenë një tregtar dalmatin ose minator, (që) ka arritur në Rude[17] dhe ka udhëtuar përsëri shëndosh (e mirë).

            Nga përmbajtja letra nuk ofron diçka interesante për historianët. Është një nga qindra letërlutjet që mund të gjenden në arkivat e Vatikanit që dëshmon atë çka tashmë u tha për rrethanat kishtare në Shqipërinë Veriore katolike.

Kjo letër është dëshmia (dokumenti) më i vjetër i njohur deri më tani në gjuhën shqipe. Edhe P. Bartl e thotë se gjuha me të cilën  kleri shqiptarë korrespondonte me eprorin e tij në Romë ishte ajo italiane. Ne kemi një shembull se jo vetëm kleri por edhe krerët, përkatësisht përfaqësuesit e popullatës qytetare të Shqipërisë i drejtoheshin Papës në italisht.[18] Megjithatë që letra është përpiluar në gjuhën shqipe ka arsyen e mirë sepse Krerët e Gashit dëshirën e tyre kanë mundur ta shprehin vetëm në këtë gjuhë. Vikari Tolich që e redaktoi (shkroi) letrën në gjuhën shqipe kishte për qëllim që Romës t`ia bëjë të qartë se, mungesa e priftërinjëve në dioqezën e Pultit është për t`u marrë seriozisht. Pra populli kishte nevojë për priftërinjë.

           Pra shkresa e Krerëve të Gashit për arsye të ndryshme ka një vlerë të veçantë gjuhësore. Sipas lashtësisë nga forma i takon dëshmive të vjetra gjuhësore edhe pse është shkruar vetëm katër vjet pas publikimit të veprës së madhe të Pjetër Bogdanit.[19] Përpiluesi nuk është shkrimtar që përcjell (vijon) traditën e Budit,[20] Bardhit[21] dhe Bogdanit. Në këtë rast ne presim që në këtë dokument të gjejmë veçoritë e një të folmeje. Shtrohen edhe pyetjet tjera: A është Tolich një shqiptar vendas apo sllav? Nëse ai ishte sllav, a është e përpiluar letra në shqipe pa gabime? Tol-i e gjejmë ende edhe sot si emër dhe mbiemër në Malësinë e Madhe por edhe në Dukagjin (rajonin e mëhershëm të “Pulati Superior” dhe “Pulati Inferior”). Mund të jetë se bëhet fjalë për një shkurtim i Anatol ose – siç e mendon A. Schmaus – më shumë bëhet fjalë për një devijim nga Teodor përkatësisht Todor.[22] Nuk ka kurrfarë dyshimi se gjuha amtare e vikarit Tolich  nuk ishte shqipja, por ajo sllave (kroate). Në anën tjetër gjuha e tij paraqet një formë të hershme e të folmes dukagjinase, që në aspektin morfologjik dhe sintaksor është gati korrekte. Tolich e njeh drejtshkrimin e Budit dhe Bogdanit dhe e përdor atë në përpilimin e letrës.

 a. Veçoritë fonetike dhe grafike

Fillimisht ne po e sjellim tekstin origjinal (I) pastaj transkriptimin(II) në drejtshkrimin e sotshëm dhe në fund në italisht (III) të Propaganda Fides.

 letra 2

letra 3

               KONSONANTIZMI – Drejtshkrimi tradicional i shkrimtarëve të Shqipërisë Veriore me alfabetin latin rrënjën e ka te Buzuku.[23] Ajo është e bazuar në drejtshkrim e italishtes; mirëpo janë bërë ndryshime të rëndësishme ashtu si mund të vërehen në analizën e kësaj letre: 1) sc (i)=sh: scenti = shenti `shenjti`, sciochit= shoqit `shokut`; Bogd. Scal. I. fq. 13; amèsciuscim =amëshueshim `amshuar`; Bardhi, fq. 141: scint= shint `shenjtë`; Bud. Dot. Christ. Fq. 104: Scint= shint `shenjtë`; Buzuku për sh përdorë edhe s të thjeshtë; 2) ss=s: pressam `presim`, passa=pasa `kisha`; Bogd. possi=posi `si`; Bardhi fq. 83: piesse= pjesë `pjesë`; Bud. Dot. Christ. Piesse=pjesë `copë`; Buz. Fol. 63: shkrimi 1  lissah en pallmeh= shtatëdhietë lisa ën palme `70 drunjë palme`; 3) gi dhe ge=gji dhe gje: ginten=gjinten `gjenden`, gere= gjerë `deri`; Bogd. Scal. I, Lig. VII, fq. 49: giaku=gjaku `gjakë`; Bardhi fq. 41: me gietune= me gjetunë `gjejë`: Bud. Dot. Christ. Fq. 49: shkrimi 2=gjithëherë; 4) ch=q: chi=qi `cili`, sciochit=shoqit `shokut`; Bogd. Scal. Lig. IV, fq. 21: chiell=qiell `qielli`; gh=gj: Bardhi fq.154: scioghenia= shogjënia `shoqëria`; Bud. Dot. Christ. 97: chiuhene=quhenë `ata quhen`. 5) ka: katar `katër`e ka të njejtën zanore si c –ja italiane dhe përdoret në mënyrë shkëmbyese: sicuur=sikūr `si`; Bogd. Scal. II. IV, fq. 87 giaku=gjaku, Possicur=posikur `si`; Bardhi, fq. 119: catere=katërë `katër`; scoghi kaa sume shkrimi 3=shogji ka shum arësye `il viciono ha molto ragione`. Bud. Dot. Christ. fq 10: cush caa pak oo sciume mend=kush kā pak ō shumë mend `kushë ka pak a shumë mend`. 6) gn=nj: me endegnune=ëndenjunë `stare`. Bogd. gni=nji `një`; Bardhi, fq. 186 gna=nja `një`; Bud. DOt. Christ. fq. 49: gnie forze= një forcë `një fuqi`; Buz. Fol. 80: perseh nuche gnohene shkrimi 4 e shkrimi 5=perse nukë njohënë zanë e t`uoit `quia non noverunt vocem alienorum`.7) gl=lj[24] është një veçanti grafike e drejtshkrimit të kroatishtes së vjetër me shkronja latine. Tolich dëgjonte në vend të l shqipe një lj kroate, sepse që një fonemë lj (shkrimi 6) në të folmen dukagjinase nuk e kemi. Kjo është edhe një dëshmi se Tolich sipas gjitha gjasave ka qenë dalmatin. 8) Shenja speciale të konsonanteve janë: shkrimi 7=z: shkrimi 8=Zotynë `Zoti ynë`; per lavdia e shkrimi 9= per lavia e Tinëzot `per Amor di Dio`; me ta shkrimi 10=me ta kallazuom `manifestarli`; 9) shkrimi 11=dh: shkrimi 12= ardhun `venuto`, shkrimi 13=urdhëni `l`ordine`, shkrimi 14=dhe `paese, eig. Terra`, 10)  shkrimi 15=th: shkrimi 16=gjitha `tutte`, Këto shenja grafike i gjejmë në parathënien e Cuneus Prophetarum të shpjeguara me sa vijon:

shkrimi 7vale quanto s, mitemente pronunciata, come shkrimi 17 , la Musa, shkrimi 18 , Il Signore.

shkrimi 11vale quant oil thita Greco pronunciata fra li denti: quando è semplice, ha un significato, come me shkrimi 19 dare; quando è doppio, ha un`alstro, come me shkrimi 20  dire”. Krhs. Bud. Dot. Christ. fq. 49:  shkrimi 21= lidhja, shkrimi 22=gjithë. shkrimi 11 te Buzu vlen si për dh po ashtu edhe për th.

VOKALIZMI –  Te Tolich është presente edhe shenja (shkronja)  karakteristike e mënyrës së shkrimit tradicional të shkrimtarëve të Shqipërisë veriore. Kjo nga Bogdani shpjegohet kështu: “pronunciata in luogo u, alla Lombarda, come H shkrimi 23 ji Dio”. Krhs. Bardhi, fq. 40: meu  shkrimi 24= me u mfrȳm `intumescere (gonfiarsi); Bud. Dot. Christ. fq. 16: une iam shkrimi 27= unë jam Zotȳnë, Zoti ȳt. shkrimi 23 përdoret nga Buzuku sikur y po ashtu edhe u.[25] Këtë shenjë në letër e kemi tre here dhe kjo në të njëjtën fjalë  shkrimi 28= . Mirëpo për y Tolich përdor edhe u: atune = atyne `atyre`, me scerbuem = me sherbyem `me shërbye` ashtu si edhe Buzuku dhe të tjerët.

               Rrokjet e gjata, siç është e zakonshme, shënohen me vokale të dyfishta: shkrimi 14= dhē, kaa = kā `ka`; Bogd. Scal. I. Lig. II, fq. 13: chisc emene kaa = qish emënë `si është emri i tij`; Bardhi, fq. 48: druu = drū `lignum`, fq. 33 caale = kālë `equus`; Bud. Dot. Christ. fq. 97: ua caa   shkrimi 25 shkrimi 26= u kā dhanë Zotyn `Zoti u ka dhënë`; edhe ata patne kā nje dear `acceperunt autem et ipsi singulos denarius`.

             Një tipar i veçantë te Tolich është shënimi i zanorës së patheksuar ë. Kjo zanore nuk është dallue tek shkrimtarët e vjetër nga e-ja e thjeshtë. Bogdani është i pari që shprehimisht e shënonte ë-n me è: amènè = amënë `nëna` akuzativ. Aty ku ne në tingullin e brendshëm e presim zakonisht një ë, Tolich vendos një a. Në tingullin e brendshëm ë-ja në gjuhën shqipe kryesisht vjen para r, n, m; në të kundërtën Tolich: katar në vend të katër, me darguom në vend me dërguom, te karshtenavet në vend të kërshtenëvet, tietaranë në vend tjetërënë `të tjerët`, pressam në vend presëm `ne presim`; por edhe në mbarim: kana pasa në vend të kanë pasë, kata në vend këtë `këta`, përderisa Bogdani rregullisht e shkruan kètè = këtë

               Shkronja ë në këtë letër është në pjesën më të madhe e vokalizuar, d.m.th. Tolich në vend të ë-s e shqiptonte zanoren e plotë a. Këtë fenomen e hasim edhe te të folmet e arbëreshëve të Italisë jugore, në të cilat (të folme) sistemi fonologjik shqiptar transferohet nga ë a: në Greci (privincë e Avellino-s) në vend motrën thuhet ak. sg. motran, diku tjetër, si në Acquaformosa, ë-ja transferohet në i: në vend të frashëri shqiptohet frashiri.[26]

              Mohimi nukë (krhs. Bogd. nukè = nukë) në dokument paraqitet si nuku, kjo do të thotë u si tingull grykor në vend të a; bëhet fjalë prapë për transferimin e ë-s në zanore të plotë. Shihet qartë nga fakti se, përpiluesi nuk ishte shqiptar dhe se zanorja ë nuk ishte pjesë e inventarit të gjuhës amtare të Tolich. Kështu flisnin edhe françeskanët italianë që shërbenin si priftërinj në krahinën e Dukagjinit dhe gjuhën e kishin mësuar në popull. Po ashtu edhe zavendësimi i zanorës së patheksuar në folmet e sotshme arbëreshe të Italisë Jugore duhet t`i atribuohet ndikimit italishtes dhe kjo vlen si shenjë e rënies në fillim e sipër të sistemit fonologjik shqiptar.

b.  Veçoritë morfologjike

Nga morfologjia dhe sintaksa shihet po ashtu qartë se, përpiluesi nuk ishte shqiptar. Të pranishme janë disa gabime si p.sh. katar frat në vend katar përkatësisht katër fretër. Gabimi ripërsëritet edhe krejt poshtë: dy frat `dy fretër`. Shprehja kemi vorfania `siamo poveri`, në fakt „àbbiamo povertà“ nuk tingëllon shqip. E saktë është kemi vorfëri, meqë shumësi i papërcaktuar në ak. po ashtu është vorfëni.

              Veçantitë e së folmes së Dukagjinit janë: përdorimi i jam `unë jam`në vend kam `unë kam` si folje ndihmëse, si p.sh. janë shkuom `ata kanë shkuar`në vend të kanë shkuom `ds.`; nuku janë adhun në vend të  nukë kanë ardhur `ds.`. Në gegnishten verilindore kemi veçantitë në shprehjet: `mundem të vij` mund vi , `nuk mundem të vijë`s`un(d) vi. Në të folmet e tjera shqiptare kemi të përdorshme vetëm shprehjet s`mund = nuk mundem dhe mund `mundem`. Forma gegnishte verilindore në dekument ndodhë dy herë: s`uni rijnë `non possono stare` në vend shqipes së përgjithshme s`mund të rijnë, dhe s`una po ta lishonjam `non gle lo possiamo lassare`në vend s`mund po ta lishonjam. Etimologjia e mun(d) `mundem´ nuk është e sqaruar ende.[27] Mund të jetë që forma primare (kryesore) e dëshmuar në Dukagjin un(ë) dhe që m– po ashtu sikur s` mund të shikohen si elemente propozimi.

              Në të folmet e gegnishtes verilindore shpesh ndëgjohet një o (zakonisht në theks) në vend të u në fjalët doket në vend të duket, odhë në vend të udhë.  Edhe këtu në këtë dokument hasim këto karakteristika të të folmes së Dukagjinit: ordhënuom `ordinato`, mirëpo krejt në fund si shprehje të përgjithshme kishtare urdhëni `l`ordine`;  konvend në vend të kuvend `Congregacione, consiglio`; oratë në vend të uratë.

               Nëse mbështet në disa veçanti arkaike si në ruajtjen diftongut uo: darguom<*dergōm, shkuom në vend të dërguem dhe shkuem,  që i gjejmë edhe te Bogdani, kështu që gjuha e kësaj dëshmie përkatësisht e këtij rajoni, të Puliti Superiore në atë kohë të paktën është po aq e lashtë sa edhe gjuha e Budit (1618). Format e lashta janë: pas (sot) në vend të mbas; gjerë `bis`në vend të déri ose njéri <*ngjeri `ds.`.

              E pazakontë ose deri më tani ende e pa dëshmuar është edhe forma reksionit:[28] kafsha, qi i duhen veti `gjësendet që nevojiten për veti`; veti është një dhanore sikur edhe: nevojshim veti e shoqit `të nevojshme për vete dhe shokun`, me ç‘rast shoqit këtu shprehet në dhanore. Sot thuhet për veti, për shoqin (për e kërkon kallëzoren).

Tolich sjell të vetmen fjalë turke ëndë nahietë Puljtit `in questa Parrochia di Puliti`, ku fjala nahiye është një term i gjuhës administrative turke që ka kuptimin e ngjashëm me ´rrethin, qarkun`.

Martin Camaj, München

 _________________________

[1] Të drejtat e përkthimit mbesin te përkthyesi. Ky përkthim është bërë me lejen e Dr. P. Bartl dhe zonjës Dr. E. Canaj. Përkthyesi u ka dërguar përkthimin së bashku me kërkesën për të drejtën e përkthimit.

[2] Mbi themelimin e Kongregacionit të Propagandës shiko J. Schmidlin, Die Gründung der Propagandakongregation (1622). Zu ihrem 300jährigen Jubiläum. Në: Zeitschrift für Missionswissenschaft 12 (1922), f. 1-14; L Kilger, Die ersten 50 Jahre Propaganda – eine Wendezeit der Missionsgeschichte. Në: Zeitschrift für Missionswissenschaft 12 (1922, f. 15-30; K. Pieper. Die Propaganda. Ihre Entstehung und religiöse Bedeutung, Aschen 1992 – Abhandlungen aus Missionskunde und Missionsgeschichte 39.

[3] Khs. Schizzo storico sull`opera di Francesca in Albania, Scutari 1930.

[4] F. Cordignano, Geografia ecclesiastica dell`Albania dagli ultimi decenni del Secolo XVI alla metà del secolo XVII. Në: Orientalia Periodica 36 1934) f. 264-265.

[5] Letra e Franceso Bolizza drejtuar kardinalit Capponi datë 7 dhjetor 1649. Në: Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shek. XVII. Vëllimi 2 (Tiranë 1965), f. 378.

[6] Arkiva Propaganda Fide, Scritture riferite nei Congressi (në vijim do citohet si APF, SRC) Albania 4, f. 182-183 v.

[7] Gjergj Bardhi (Giorgio Bianchi) për vitin 1634 cek 85 shtëpi dhe 820 banorë (-Relacione I, f. 462); Frang Bardhi (Francesco Bianchi) për vitin 1638 numrin e shtëpive e jep 97, atë të banorëve 866 (- Relacione II, f. 148); Gashi nga të dy emërohet si “Villa”, sot nuk ekziston asnjë vend me një emër të tillë. Rajoni i fisit Gash sot përfshn vendet Babna, Begaj, Berbati, Buini, Gegaj, Kernaja, Kovaçi, Mekjani, Papaj dhe Tropoja (- F. Seiner, Ergebnisse der Volkszählung in Albanien. Vjenë dhe Leipzig 1922, fq. 60); Vendi Gash i cekur në raportin e vizititatorit duhet të jetë identik me Gegaj (1916: 120 shtëpi dhe 665 banorë).

[8] Ipeshkvi i Sapës Gjergj Bardhi (Giorgio Bianchi) në relacionin e tij të vitit 1634 cek Shën Gjergjin si kishë e famullisë së Gashit dhe atë të Shën Nikollës si kapelë (- Relacioni I, f. 462).

[9] Për të drejtën zakonore shqiptare shih Sh. Gjeçov, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d`Albania. Romë 1941; M. Hasluck, The Unwritten Law in Albania. Cambridge 1954; M. A. V. Godin, Das albanische Gewohnheitsrecht. Në: Zeitschrift für vergleichende Rechtswissenschaft 57 (1954), f. 5-73; G. Valentini, Il diritto delle comunità nella tradizione giuridica albanese. Firence 1956.

[10] APF, SRC Albania 4, f. 182.

[11] Relacione II, f. 158.

[12] Një pasqyrë të mirë për përmbajtjen e Arkivit të Kongregatës së Propagandës e jep N. Kowalsky, Inventario dell`Archivio storico della S. Congregazione “de Propaganda Fide”. Schöneck/Beckenried 1961 – Seri publikimesh të Neuen Zeitschrift für Missionswissenschaft 17.

[13] Relacione I, II.

[14] APF, SRC Albania 4, f. 322.

[15] Mbi Giorgio Tolich-in nuk kam arritur të gjej diçka; sipas disa formave gjuhësore me gjasë nuk ka qenë shqiptar, megjithëse emrin Toli, Toliq e gjejmë po ashtu edhe në Shqipëri.

[16] APF, SRC Albania 4, f. 182.

[17] Ndryshe nuk mund ta shpjegoj ; kishte dhe ka edhe sot në Evropën Juglindore plot vende me emra të njëjtë ose të ngjashëm.

[18] Khs. Ciro Giannelli, Spigolature di Storia Ecclesiastica Albanese e Italalbanese. Në: “Shejzat” (Pleiadi) 1-2 (1960), f. 3 v. Bëhet fjalë për “Un ricorso a Pio IV degli anziani di Alessio contra il vescovo Giovanni Crassigna (1565)”… dhe “Una supplica a Gregorio XIII degli anziani di Prisca e due mancati vescovi della diocesi Stefanense.”

[19] Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi, et eius Evangelica Veritate, Italice, et Epirotice contexta, e in duas Partes Divisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. De Prop. Fide Alumno. Philosophiae, Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcope Sodrensi, Administratore. Patavii, M.DC.LXXXV. Ex Typographia Seminarii. Opera Augustini Candiani.

[20] Dottrina Christiana, composta dal R. P. Roberto Bellarmino, Sacerdote della Compagnia di Gesu, Tradotta in lingua Albanese dal Rever. Don Pietro Budi di Pietra Bianca. In Roma, Per Bartalomeo Zannetti, 1618. – Rituale Romanum et Speculum Confessionis, In Epiroticam linguam à Petro Budi Episcopo Sapatense, Sardanense translata: Sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV. Romae, apud Haeredem Bartholomei Zannetti, 1621.

[21]Dictionarium latino-epiroticum una cum nonnullis usatatioribus loquendi formulis. Per R. P. Franciscum Blanchum Epirotam Coll. de Propaganda Fide Alumnum. Romae 1635.

[22] Në këtë rast Tole vjen nga Todor sipas parimit të njëjtë (rrokja e parë e emrit + sufiksi për hipokaristikënle) e formuar si brálebrat, Vúle në Vukosav etj. Krhs. T. Maretić, Gramatika i stilistika hrvatskoga ili srpskoga književnog jezika. Zagreb 1899, f. 363 (§ 371, h). Pastaj nga kjo bëhen mbiemrat në – (Vulič etj.); po ashtu nga Todor forma e shkurtuar Tòle dhe nga kjo mbiemri Tolič.

[23] Gjon Buzuku: Missale, 1555. Bibl. Vaticana, R.G.L III, 194. Botim i ri: Ressuli, N.: Il „Messale“ di Giovanni Buzuku, riproduzione e trascrizione, Città del Vaticano 1958. Studi e testi 199.

[24] gl në vend të shqipes l te Tolich e hasim dy herë: ende nahiete pugltit `Parrochai di Puliti`, pota gluteti= la supplichiamo.

[25] Khs. autori: Il „Messale“ di Gjon Buzuku – Contributi linguistici allo studio della genesi. Roma 1960, f. 11.

[26] Khs. Rupprecht Rohr: Zur Flexion des Substantive des Albanischen in Acquaformosa. Në: Beiträge zur Südosteuropa-Forschung. Me rastin e Kongresit I-rë Ndërkombëtarë për Ballkanologjinë në Sofje 26.8-1.9. 1966. Münschen 1966, f. 80.

[27] E. Çabej: Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe XIV. Në: Studime filologjike 3 (1964) f. 44.

[28] Lat. rectio –drejtim, ling. Drejtim, varësia e një fjale në fjalën tjetër.