Tempulli 2600 vjeçar zbulohet nën deltën e Nilit
13 Maji 2026
Radarët satelitorë nxjerrin në dritë një tempull të humbur në Egjipt
Teknologjia satelitore zbulon nën deltën e Nilit një tembull 2600 vjeçar. Arkeologët zbuluan faltoren misterioze 6 metra nën tokë i cili mendohet se është një tempull i humbur i Egjiptit të Lashtë.
Zbulohet një ndërtesë fetare i varrosur nën një qytet antik në Egjipt. Është realizuar falë radarëve satelitore dhe teknologjive skanuese të terrenit në deltën e Nilit veri perëndimore.
Gërmimet e para kanë sjellë në dritë një strukturë në tulla prej balte, që janë datuar 2600 vjet me parë, përkatësisht në kohën e Dinastisë së 26.
Janë gjetur edhe një koleksion i pasur me objekte kulti, disa prej të cilave me hyjni egjiptiane mes të cilave Isid, Horus, Taweret dhe Hyjnesha Wadjet.
Fillimisht janë përdorur të dhënat të satelitit Sentinel -1 të Copernicus që është program i Esas për vrojtimin e Tokës, ku fillimisht u dalluan anomali në strukturën e sipërfaqes.
Struktura e lashte është e varrosur nën dhe me thellësi rreth 6 m, ka një sipërfaqe prej rreth 25x20m, dhe e gjitha e mbuluar nga shtresa me fragmente qeramike dhe detrite të periudhës së vonë romake rreth 332 p.e.s.
Gërmimet e mëpasme kanë konfirmuar çka ishte evidentuar në skanimet satelitore, dhe është arritur në konkluzionin se struktura është rreth 2600 vjeçare, pra periudha e dinastisë së 26 që është dhe e fundit e Egjiptit të Lashtë, para pushtimit Persian në vitin 525 p.e.s.
Prania e altarëve, objekteve me hyjni dhe ritualesh sipas arkeologëve dhe historianëve sugjeron se siti ka qenë nje tempull. Studimi është publikuar në revistën shkencore Acta Geophysica.

