16 vite në pushtet. – Gjermanët i japin ‘lamtumirën’ Merkel me ëmbëlsirën e veçantë.

15 SHTATOR 2021

Këto janë ditët e fundit të pushtetit 16-vjeçar të Angela Merkel në krye të shtetit gjerman.

Një ndarje e vështirë do të jetë dhe për vetë qytetarët gjermanë që përkrahën për kaq vite, kancelaren Angela.

Një kompani ëmbëlsirash ka krijuar disa biskota që mbajnë fytyrën e Merkel.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari.

“I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” shtoi Zuber duke qeshur.

Gazeta Shqip