Gjykata e Durrësit: “Te shkaterrohet Trashegimia Historike” / pushon çështjen “Veliera”

Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen “Veliera” pas 13 seancash gjyqësore.

Herën e fundit, Gjykata kishte vendosur për rifillimin e punimeve pasi ndërtimi ishte ndaluar vetëm në zonën A.

Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17.

Shoqëria civile ka kërkuar edhe dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike. Kjo akuzë nuk është marrë në konsideratë nga ana e gjykatës.

Pezullimi i punimeve në projektin Veliera është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017.

Sheshi i ri do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

o.j/dita