Gjergj Bojaxhi Ky eshte nje fillim i ri

Gjergj Bojaxhi: Ky eshte nje fillim i ri

Gjergj Bojaxhi, i cili kandidoi i pavarur për Bashkinë e Tiranës, arriti të merrte gati 16 mijë vota në zgjedhjet e së dielës. Në një intervistë në Top Channel, ai tha se ky ishte një fillim i ri, ‘një alternativë për të cilën shqiptarët kanë nevojë’.

“Ky ishte një mesazh që qytetarët e Tiranës kanë dhënë se nuk e gjejnë veten me kandidatët e kësaj politike. Ky është një fillim i ri dhe një shpresë e re për të gjithë Shqipërinë”, tha Bojaxhi.

Për  sa i përket të ardhmes në politikë të tijën, por edhe të ekipit që ai pati nga pas në garën për Bashkinë e Tiranës, ai u shpreh se jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria ka nevojë për një alternativ tjetër.

“Ne kemi qenë një grupim që kemi nxjerrë një përfaqësues. Unë jam një anëtar i këtij grupimi. Tirana dhe Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar këtë politikë që na ka lënë në këtë gjendje. Shqipëria ka nevojë për alternativa të tjera. Ne do të ofrojmë një opozitë që ka një dinamikë tjetër. Ne jemi opozitë e pushtetit. Shumë shpejt do ta bëjmë të qartë qëndrimin ndaj pushtetit”, tha Bojaxhi në Top Channel.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama