Kreu » Humor » Video » Vraseset me taka patrullojne kufirin
Vraseset me taka patrullojne kufirin
Botuar: 13 vite më parë
Shkruar nga:
Në drejtim të Koresë së Veriut kanë ardhur paralajmërime të reja se do të përballet me sanksione në rast se vendos të bëjë testin bërthamor të radhës. Ministrat e Jashtëm të G8 thanë pas takimit të tyre se do ndërmarrin hapa domethënës në rast se kryhet testi bërthamor. Tensioni në gadishullin korean vazhdon të jetë i lartë.
Femra ushtare janë parë duke patrulluar kufirin e Koresë së Veriut. Vendi komunist ka deklaruar sërish se do të shkatërrojë Seulin dhe Uashingtonin. Në Korenë e Jugut kanë nisur që të evakuohen disa të huaj, pas paralajmërimeve nga Koreja e Veriut. Në Japoni është vendosur në gatishmëri mbrojtja anti- raketë. Vendi komunist thotë se i ka raketat gati për t’i hedhur. SHBA ka paralajmëruar Korenë e Veriut se është shumë pranë kapërcimit të vijës së rrezikshme.