Videoja qe fitoi 10 mije dollare!

Videoja qe fitoi 10 mije dollare!

Një video ku një fëmijë 5 vjeç “i rritur para kohe” këshillon motrën e tij të vogël që po qan ka fituar çmimin prej 10 mijë dollarë si video më gazmore në Amerikë. Në video, Charlotte Carr, 2 vjeçe, qan në tavolinën e ngrënies, ndërsa vëllai i saj, Wesley ia kthen: Ke fjetur gjumë sot? Ajo përgjigjet që jo dhe në vend që ai ta pyeste se çfarë e shqetëson apo që ta merrte me të mira, ai thjesht ia kthen: “Duhet të flesh”.

Charlotte nuk e pëlqen këshillin e Wesley-t dhe ndërsa e kap për krahu i thotë: “Jo nuk kam nevojë!”

Babai i fëmijëve, Jared Carr thotë për “Daily Mail” se Wesley ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me motrën e tij të vogël. Ai nuk e ka problem që ta përqafojë motrën e tij kur ajo është e zemëruar, por ai ka mjaft eksperiencë me fëmijët e vegjël dhe ai kap shumë shpejt ato që babai dhe nëna e tij thonë. Arsye se përse Charlotte qan është se asaj nuk i pëlqeu shumë dreka që babai i ofroi. Videoja e gjatë 13 sekonda ka marrë mbi 1.8 milionë shikime në YouTube që nga 5 janari që është publikuar.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama