Vetevendosje proteston kunder dialogut me Serbine dhunohet Albin Kurti

Vetevendosje proteston kunder dialogut me Serbine, dhunohet Albin Kurti
Lëvizja Vetëvendosjes ka protestuar sot para godinës së qeverisë së Kosovës kundër rinisjes së bisedimeve me Serbinë. Disa prej aktivistëve të saj, mes të cilëve edhe vetë lideri Albin Kurti dhe deputetë të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Kjo ka sjellë dhunë dhe përdorim të gazit lotsjellës nga ana e forcave të sigurisë.

Nga reagimi i policisë, Kurti ka marrë disa dëmtime në fytyrë ndërsa më pas ai bashkë me disa aktivistë të tjerë janë arrestuar. Pasi janë mbajtur disa minuta të arrestuar, policia ka liruar Kurtin bashkë me aktivistët e tjerë të VV-së.

Protesta nisi rreth orës 8:00, ku aktivistë të VV-së nisën të godisnin me domate, mjetë të forta rrethanore dhe qumësht, policinë. Protesta e VV-së vjen pak ditë pas takimit Thaçi-Daçiç, që hap rrugën për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.





Artikujt e fundit


Reklama

Reklama