Vendosi te vdiste per te shpetuar foshnjen qe kishte ne bark

Vendosi te vdiste per te shpetuar foshnjen qe kishte ne bark

Kur Elizabeth Joice zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti Maks ishin të ekzaltuar. Mjekët i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të kimioterapisë që Elizabeth kishte bërë në vitin 2010 për të mundur kancerin. Dukej një mrekulli, tregon bashkëshorti i Elizabeth. – Kjo ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e saj. Por pasi kaloi edhe një muaj nga shtatzënia, kanceri u kthye sërish në trupin e Elizabeth.

Mjektë arritën të hiqnin një pjesë të tumorit në trupin e saj, por për ta luftuar deri në fund atë ishin të nevojshme rreze, të cilat nëse do të kryheshin, do të rezultonin fatale për fetusin që rritej në trupin e saj.

Duhet të vendoste: ose do të ndërpriste shtatzëninë për t’ju nënshtruar kimioterapisë, ose të vazhdonte shtatzëninë duke hequr dore nga informacioni rreth gjendjes së tumorit që gjendej në trupin e saj.

Dhe Elisazbeth vendosi të sillte në jetë fëmijën e saj, pavarësisht çmimit që do t’i duhej të paguante.

Ata kontaktuan një regjisor i cili bëri një dokumentar me të gjitha fazat e shtatzënisë dhe gjithë historinë e jetës së Elizabeth.

Lily Joice, vajza e saj lindi 6 javë më herët. Pas lindjes së foshnjës, mjekët zbuluan se kanceri kishte pushtuar zemrën, barkun dhe legenin e Elizabeth. Ajo vdiq në spital 1 muaj më vonë, ishte 36 vjeçe.

“Pavarësisht të gjithave, ajo ishte kaq optimiste, e fortë dhe plot me vullnet për të ecur përballë çdo lloj dhimbjeje vetëm që ta sillte në jetë këtë fëmijë”, tregon bashkëshorti Max.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama