VemIbra kampionet braziliane ftojne Ibrahimovic ne Boteror

VemIbra, kampionet braziliane ftojne Ibrahimovic ne Boteror

Brazilianët duan që Zlatan Ibrahimoviç të jetë i pranishëm në Kampionatin Botëror. Sulmuesi suedez nuk arriti të kualifikohej me kombëtaren e tij në këtë aktivitet, i eliminuar nga magjitë e Kristiano Ronaldos. Deklarata e lëshuar nga suedezi se Botërori nuk do të kishte kuptim pa praninë e tij, ka bërë xhiron e botës. Ndaj “për t’i dhënë kuptim” aktivitetit, në rrjetet sociale është hapur iniciativa #VemIbra, për ta bindur suedezin që të jetë i pranishëm në ndeshjen e hapjes së aktivitetit. Iniciativa është mbështetur nga yje të shumtë të Brazilit në vite, duke filluar me Dani Alvesh, për të vazhduar me Ronaldo, Bebeto, Rai apo edhe Denilson, të cilët kanë bërë ftesën e tyre publike nëpërmjet një videoje të këndshme…

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama