Varka qe do te zbertheje sekretet e oqeaneve

Varka qe do te zbertheje sekretet e oqeaneve

Kjo është një anije nga ato të stilit Bond, por që pritet të bëhet realitet. E quajtur SeaOrbiter, e projektuar nga arkitekti Jacques Rougerie pritet të nisë së ndërtuari në vitin 2014. Ajo do të jetë e lartë mbi 50 metra dhe 2/3 e saj do të qëndrojë e zhytur në ujë. Kjo gjë do të mundësojë studimin e drejtpërdrejtë të ekosistemit dhe nivelit të peshkut në thellësi të mëdha. Rreth 18 deri në 22 biologë të detit do mund të jetojnë në bordin e saj pasi ajo do të ketë dhoma dhe kuzhina.

Një laborator veç anijes 1 mijë tonëshe do të qëndrojë në sipërfaqe që do t’i japë SeaOrbiter mundësi për të pasur akses deri në një thellësi prej 6 mijë metrash. Arkitekti i saj, ka realizuar konceptin për laboratorin oqeanik 12 vjet më parë. Ndërsa në vitin 1977 ai ndërtoi të parën shtëpi nënujore. Projekti i SeaOrbiter do të kushtojë 52.7 milionë dollar dhe do të mbështetet nga NASA dhe Agjencia Evropiane Hapësinore.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama