VIP-i i rreme qe cmendi Nju Jorkun

VIP-i i rreme qe 'cmendi' Nju Jorkun

Brett Cohen, një djalë i thjeshtë nga qyteti i New York një ditë u zgjua me idenë e çmendur që të shtirej sikur ishte një personazh i njohur VIP për të kuptuar nëse do të mundej të budallallepste turmën e njerëzve që shkojnë e vijnë çdo ditë në ‘Time Square’, dhe ja doli mbanë.

Jo vetëm që plani i tij funksionoi, por shkaktoi një rrëmujë të madhe.

Ky eksperiment social tregoi fare qartë se sa shumë e ndjeshme dhe e tërhequr është shoqëria moderne nga kultura pop, pa pasur ndonjë bazë apo kredibilitet të caktuar për këtë.

Cohen u vesh si një ylli i vërtetë i showbizit, 2 badigardë profesionistë qëndronin në krahët e tij, 2 asistentë, dhe një turmë fotografësh të cilët supozohej se ishin paparacë e shoqëronin.

Ndërsa asistentët e Cohen dhe fotografët e rremë prisnin që ‘VIP’-i të dilte nga studiot e ‘NBC’, ata nisën të përhapnin disa fjalë se një personazh shumë i njohur do të dilte pas pak nga dera.

Të gjithë nisën të pëshpëritnin duke pyetur njeri tjetrin se kush ishte Brett, pa arritur të marrin asnjë përgjigje. Gjithsesi, shumë prej tyre vrapuan të dalin në foto me personin VIP, me shpresën se miqtë e tyre në Facebook ose Twitter do ta njihnin patjetër.

Ndërsa turma e njerëzve sa vinte e rritej në ‘Time Square’, njerëzit rrethonin gjithnjë e më shumë Brettin.

Shumë njerëz nisën të pyesin se kush ishte ai, nga vinte, dhe çfarë bënte. Brett doli në foto me më shumë se 300 njerëz përpara se eksperimenti i tij të përfundonte. Në videon ku është regjistruar e gjithë kjo farsë përfshihen edhe intervista në të cilat njerëz të ndryshëm vihen në pozita qesharake teksa pyeten nga gjoja gazetarët se si e njohin Brett apo se cili ishte filmi i preferuar i luajtur prej tij. Një gjë ishte e sigurt, të gjithë dukeshin të entuziazmuar dhe të lumtur që e takonin.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama