Ushtria me minifunde e nje diktatori

Ushtria me minifunde e nje diktatori

Si robote, qindra femra ushtarake parakaluan perpara diktatorit koreano- verior Kim Jong Un per te festuar 60 vjetorin e perfundimit te Luftes Koreane. Me taka e me minifunde, kjo eshte ushtria e femrave e nje diktatori. Mbare bota ka pare paraden e zhvilluar me kete rast, por ajo qe ka habitur ekspertet eshte prania e madhe e regjimenteve te femrave. Ato i kane floket e prera njesoj, thuajse kane te njejten gjatesi dhe ne gjoks mbajne nga nje ose dy medalje.

Disa dezertore thone se prania e femrave ne ushtri eshte e jashtezakonshme, duke arritur deri ne 40 perqind. Keshtu, ne nje vend me trupe ushtarake 1.2 milion, i bie qe gati gjysem milione te jene femra. Se fundmi, nje vendim lejon pranimin ne ushtri edhe te femrave 142 centimetra. Me perpara limiti ishte 145 centimetra, por femrat po lindin gjithmone e me te shkurtra per shkak te kequshqyerjes

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama