UFC Ilir Latifi e detyron Diabaten te dorezohet ne raundin e pare

UFC: Ilir Latifi e detyron Diabaten te dorezohet ne raundin e pare

Luftëtari shqiptar në UFC, Ilir Latifi, ka shënuar fitore të madhe sonte kundër Cyrille Diabate, duke e detyruar atë të dorëzohet në raundin e parë. Në duelin që u zhvillua në O2 Arena të Londrës, Latifi shkëlqeu me paraqitjen e tij teksa ngriti në këmbë tërë publikun e pranishëm në sallë.

 

Që në fillim të luftës, Latifi dukej në top-formë dhe tejet i përgatitur për këtë duel. Diabate mbante distancën, teksa Latifi mundohej ta godiste herë pas herë, deri sa e gjeti momentin e duhur dhe mbërtheu për qafe për ta ngulfatur. Fuqinë e shqiptarit, nuk mundi ta duronte Diabate i cili u dorëzua menjëherë dhe gjyqtari i ndeshjes i dha fitoren Latifit i cili shpërtheu në gëzim.

 

“Jam përgatitur shumë për këtë luftë dhe ndihem mirë që fitova kaq shpejtë. Cyrille ishte shumë sfidues për mua, ai ka goditje të rrezikshme që mund të të shkaktojnë probleme të mëdha”, tha fillimisht Latifi pas ndeshjes.

 

“Është e mahnitshme se si para 10 apo 15 viteve unë isha duke shikuar në televizion luftërat origjinale të UFC-së, ndërsa tash po ndeshem vetë këtu dhe po fitoj. Ky është njëri ndër momentet më të mira në jetën time”, përfundoi Latifi

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama