Tronditese/ Paraushtaraku serb rrefen per krimet ne Kosove

Tronditese/ Paraushtaraku serb rrefen per krimet ne Kosove

Një paraushtarak serb ka rrëfyer publikisht për krimet e bëra në Kosovë. Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Zoran Rashkoviq, ish-pjesëtar i njësitit paraushatarak serb “Çakejtë”, ka treguar për krimet që ka kryer ky njësit në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq të komunës së Pejës, ku janë vrarë më shumë se 100 shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë. Rashkoviqi është duke dëshmuar në gjykatën speciale në Beograd një një rast të krimeve të luftës. Sipas kësaj aktakuze, trembëdhjetë “çakalla” kanë vranë më shumë se 100 shqiptarë në vitin 1999.

Që kur se ka filluar gjykimi para dy viteve, Rashkoviqi ka qenë nën mbrojtje konstante të policisë në Serbi për shkak se kishte vendosur të dëshmonte haptazi, pa e fshehur fytyrën. Si pasojë e kësaj ai ka marrë kërcënime prej ish-anëtarëve paraushtarakë të kësaj njësie, madje edhe prej njerëzve të policisë që ishin caktuar si roje për ta mbrojtur. Rashkoviqi ka vendosur të flasë, sepse, siç thotë, është i bindur që në Serbi jeta e tij nuk do të jetë shume e gjatë, për shkak të kësaj dëshmie.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama