Tommy djaloshi i verber qe ben skateboard

Tommy, djaloshi i verber qe ben skateboard
Tommy Carroll, megjithëse i verbër, luan me skateboard që kur ishte 10 vjeç. Ai është verbuar që kur ishte 2 vjeç, për shkak të një sëmundjeje të lindur. Pavarësisht handikapit të tij, djaloshit i pëlqen të zgjohet shpejt dhe të shkojë në pistë të luajë.

“Jam gjithmonë i vëmendshëm ndaj tingullit të rrotave për të verifikuar nëse ka diçka që nuk shkon. Kjo më jep një sens drejtimi”, thotë ai.

Tommy ka arritur të përballojë sëmundjen dhe jep një mesazh shprese për të gjithë ata që hasin probleme dhe vështirësi gjatë jetës.

“Mendoj se njerëzit duhet të dinë se çdo gjë ndodh për një arsye dhe ka gjithmonë një mënyrë për të dal nga vështirësitë, nëse e dëshiron me gjithë zemër”, tregon djaloshi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama