Vazhdon java e tmerrshme për David Beckham. Pas mosthirrjes në Londër 2012, vjen edhe disfata në ndeshjen e MLS kundër San Jose. Anglezi që shënoi golin e barazimit të përkohshëm, u nervozua duke u bëlrë protagonist i një sjelljeje jo-sportive duke goditur me top kundërshtarin teksa ishte i shtrirë në tokë. Më pas vijoi përplasja me lojtarët e tjerë të San Jose por pa harruar edhe maskotin e skuadrës kundërshtare.