Teknologjia e fundit ashensori i frikshem

Teknologjia e fundit, 'ashensori i frikshem'
Koreja e Jugut është duke eksperimentuar me një lloj ashensori të ri, duke krijuar një iluzion të frikshëm tek njerëzit. Kushdo që ka përjetuar këtë eksperiencë është frikësuar. Papritmas dritat ikin dhe vijnë menjëherë dhe në këtë hark kohor "dyshemeja e ashensorit hapet" dhe gjithkush "bie" në një humnerë të zezë dhe tepër të frikshme. Për fat të mirë, ky nuk është filmimi i një aksidenti të tmerrshëm, por një marifet nga një kompani e teknologjisë për të treguar se si është e vërteta poshtë këmbëve tona në ashensor.

Konglomerat i Koresë së Jugut, kompania LG ka kombinuar 9 monitorë të rinj, në një ashensor të një godinë zyrash, e cila krijon një frikë të llahtarshme për të gjithë punonjësit e zyrave që kanë përdorur atë moment ashensorin. LG nuk u përgjigjet pyetjeve nga MailOnline lidhur me pjesëmarrjen e njerëzve nëse ishin aktorë apo punëtorë të vërtetë. Ndiqni videon për të parë teknologjinë e fundit të përdorur nga LG.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama