Taken 2 shqiptaret serish protagoniste negativ

'Taken 2', shqiptaret serish protagoniste negativ
Shqiptarët do të jenë sërish protagonistë negativë në filmin ‘Taken 2’, që do të shfaqet në kinema më 5 tetor.  Liam Nelson vjen në një trajler 90 sekondash, ku tregohet me sekuenca ngjarja e radhës në filmin ‘Taken 2’.  Kujtojmë që në filmin e parë ‘Taken’, disa shqiptarë nga Tropoja rrëmbyen dhe morën peng vajzën e agjentit të CIA, Bryan Mills. Nelson, nën petkun e Bryanit, bëri të pamundurën që të shpëtonte vajzën e tij dhe ngjarjet u zhvendosën në Paris, ku ai mundi të vriste dhe një prej pengmarrësve kryesorë me tela korrenti, të riun nga Tropoja.

Në pjesën e dytë ‘Taken 2’ rivjen me të njëjtin protagonist, por personazhet negativë janë sërish shqiptarët. Në këtë pjesë të dytë të ‘Taken’, babai i pengmarrësit, që u vra në Paris, zbulon se agjenti i CIA është me pushime në Stamboll me familjen, ku pastaj rrëmbejnë agjentin dhe familjen e tij.  Por, është sërish hero Nelson, i cili bën çmos për të shpëtuar familjen e tij dhe heq qafe pengmarrësit një e nga një me taktikat e tij prej agjenti të CIA-s.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama