Studentet sfidojne Baumgartner-in dergojne hamburgerin ne hapesire

Studentet sfidojne Baumgartner-in, dergojne hamburgerin ne hapesire
Pesë Studentë të Universitetit të Harvardit nisën “Operacionin Skyfall” me qëllimin për të dërguar një hamburger 100.000 metra drejt aventurës së tij në hapsirë. Studentët dihet që kanë një dashuri për ushqimin e shpejtë pra Fast-foodet, ndaj një grup prej pesë miqsh nga Universiteti i Harvardit ka vendosur të dërgojë një hamburger aty ku nuk ka shkuar kurrë më pare diçka e tillë, pra në hapësirë.

Kjo video, që u ngarkua në YouTube nga Nyassin14, tregon se si ata e bënë diçka të tillë. Së pari, ata e sprucuan hamburgerin me një llak për t’u siguruar se do kishte një shans për të që t’i mbijetonte udhëtimit në hapsirë. Më pas ai u lidh me një kamera dhe një GPS përpara se të lidhej me një balonë me helium. Kjo balonë e transportoi hamburgerin deri në 100,000 metra lartësi para se të plaste duke e sjellë hamburgerin sërish në tokë.

Disa ditë më vonë, studentët gjetën Hamburgerin dhe kamerën që kishin ngelur në një pemë jashtë Bostonit. Të dy ishin ende të padëmtuara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama