Sot prezantohet iPhone 6

Sot prezantohet iPhone 6

Cuepertino, qyteti gjigant i teknologjisë do të presë sot plot 2400 të ftuar për të bërë prezantimin e produktit të radhës së Apple, dhe të shumëpritur, iPhone 6. Eventi pritet të nisë rreth orës 18:00 të pasdites (sipas orës së Mbretërisë së Bashkuar). Ky nuk do të jetë prezantimi i vetëm një produkti pasi pritet që Apple të prezantojë edhe një iPad, si dhe një orë të teknologjisë së lartë iWatch.

i-Phone i ri do të ketë një ekran më të madh që shkon deri në 4.7 inç. Kjo rritje e madhësisë së ekranit është e dukshme në krahasim me dy telefonat e fundit të nxjerrë nga Apple (veçanërisht iPhone 5s), por në krahasim me markat e tjera si ajo e Samsung Galaxy 4 (5.7 inç), ky iPhone do të ketë një sipërfaqe më të vogël ekrani.

Forma e tij do të jetë më e rrumbullakosur në krahasim me 5s. Gjithashtu pritet që iPhone 6 të ketë një procesor më të madh (A8), dhe një Wi-Fi më të shpejtë si dhe një rezolucion kamere që do të shkojë nga 8 deri në 13 megapiksel. Një video që ka dalë së fundi në Youtube, tenton të krijojë përshtypjet rreth produktit më të ri të Apple. E ndërsa presim që të bëhet prezantimi, ju ftojmë të shihni videon.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama