Sony prezanton telefonin qe i reziston ujit

Sony prezanton telefonin qe i reziston ujit
Ky është telefoni që mund ta përdorin në vaskë dhe dysh pa pasur frikë, madje mund t’i mbijetojë edhe rënies në tualet. Sony ka zbuluar modelin e fundit të telefonit dhe shpreson që modeli kundër ujit mund ta ndihmojë për të kapur iPhone-in. Telefoni Xperia Z u paraqit në panairin Consume Electronic në Las Vegas. Sony thotë se ky telefon që ka një ekran 12.7 cm të gjatë, mund të zhytet në ujë një thellësi mbi 1 metër dhe të qëndrojë 30 minuta.

Sony pretendon se një në 10 njerëz u ka rënë telefoni në tualet apo në një vend tjetër ku telefoni nuk mund të rezistojë. Modeli Xperia Z ka kufje të cilat gjithashtu janë rezistonte ndaj ujit. Telefoni ka një çip i cili në të ardhmen do të mund të përdoret si kartë krediti.  Ky telefon, për të cilin Sony pretendon se është më i mirë i realizuar deri tani, do të dalë në treg brenda pak muajsh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama