Skema origjinale e goditjes se denimit

Skema origjinale e goditjes se denimit

Taktikat, gjithnjë e më shumë po i zë vendin talentit në futbollin modern. Udhëzimet e trajnerëve janë të padiskutueshme, në të kundërt rrezikon stolin...dhe e këtë e dinë futbollistët profesionsitë. Pjesë e taktikës janë edhe goditjet standarde. Përvecse mjeshtërisë në gjuajtje gjithnjë e më shumë kërkohen edhe lëvizje për të mashtruar mbrojtjen kundërshtare.

Janë të shumtë rastet e goditjeve standarde që falë këtyre skemave kanë përfunduar në rrjetë. Një e tillë, krejtësisht origjinale, na mbërrin nga kategoria e dytë e futbollit japonez. Në ndeshjen mes Yokohama-s dhe Kyoto Sanga-s, miqtë fitojnë një goditje dënimi, pranë kufijve të zonës.

Në radhë vendosen plot gjashtë futbollistë. Tre të parët bëjnë sikur gjuajnë topin, i katërti e prek pak me takë, i pesti godet dhe shënon, ndërsa i gjashtë qëndron në vend, pa lëvizur asnjë hap.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama