Skandal ne X Factor anetarja e jurise fyen konkurentin Ti kopjon burrin tim je i peshtire

Skandal ne X Factor, anetarja e jurise fyen konkurentin 'Ti kopjon burrin tim, je i peshtire'

Një skandal në talent show-n X Facton në Zelandës së Re po bën bujë në media ku një anëtare jurie ka fyer keq një konkurent. Natalia Kills, një këngëtare e njohur në këtë vend, ka sulmuar konkurentin Joe Irvine pasi ai ka kënduar këngën e tij, shkruan ‘DailyStar’.

“Ti ke kopjuar burrin tim në look, në flokë, në kostum. A ke respekt për origjinalitetin. Ti je shumë qesharak dhe i pështirë. Më vjen turp që unë jam ulur këtu dhe të gjykoj ty.”-ka thënë 28-vjeçarje. Burri i këngëtares, pjesëtar i kësaj jurie gjithashtu, Willy Moon ka vazhduar fyerjen ndaj konkurentit.

“Duket sikur Norma Bates është veshur me rrobat e mamasë së tij”-ka thënë Moon. Por kjo nuk ka ngelur me kaq, pasi producentët kanë përjashtuar nga juria çiftin, ndërsa konkurenti Joe Irvin ka postuar online këtë video për të treguar se ai nuk e ‘vret mendjen’ për opinionet kaq mizore të dy këngëtarëve të njohur.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama