Shqiptaret hedhin valle ne mes Milanos per festat e Nentorit

Shqiptaret hedhin valle ne mes Milanos per festat e Nentorit

Shqiptarët anekënd botës kanë festuar festat e nëntorit,  102 vjetorin e Pavarësisë dhe 70 vjetorin e çlirimit. Video më e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon shqiptarët të mbledhur në “Piazza Del Duomo” në Milano të Italisë të cilët ia kanë marrë valles në mes të sheshit, në kuadër të festave të nëntorit. Të rinjtë, të veshur nën ngjyrat kuqezi, shihen teksa për minuta të tëra kërcejnë vallet shqiptare në sheshin qendror të Milanos, të pashqetësuar dhe krenarë që janë shqiptarë. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët kudo ku ndodhen kremtojnë në mënyra nga më të ndryshmet festat dhe gëzimet shqiptare.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama