Shoferi hero shpeton pasagjeret e autobusit

Shoferi hero shpeton pasagjeret e autobusit
Një shofer autobusi në Kinë është quajtur hero pasi arriti të shpëtojë jetët e 24 pasagjerëve pasi u godit nga një copë hekur që hyri në autobus përmes xhamit të përparmë. Pavarësisht se kishte dhimbje të tmerrshme, 48 vjeçari Wu Bin arriti të frenojë, ndezi bllokazhin dhe u tha pasagjerëve që të mos dalin në autostradë. Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 29 maj. Mendohet se copa e hekurit kishte rënë nga një kamion që po udhëtonte në kahun tjetër. Shoferi i transportua në spital me mëlçinë e dëmtuar rëndë dhe tre brinjë të thyera.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama