Shi meteoresh ne Rusi 400 te plagosur

Shi meteoresh ne Rusi, 400 te plagosur
Një shi meteorësh ka tronditur Rusinë në orët e para të mëngjesit, duke plagosur më shumë se 400 persona, shumica e të cilëve nga xhamat e thyer. Një rajon në Urale është goditur nga fragmentet e një meteori në rënie, ndërsa kamerat kanë fiksuar momentin spektakolar.  Një objekt i madh dhe i shndritësh është parë në qiell rreth orës 9:20, diku mes kufirit të Rusisë me Kazakistanin, në qytetin Chelyabinsk. Tre persona janë dërguar në spital me plagë të rënda. Meteori nuk ka lidhje me asteroidin 2012 DA14, që do kalojë sot pranë Tokës. Çatia e një fabrike zinku është rrëzuar e tëra pas goditjes së copave të meteorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama