Serbi rrefen per vrasjen e shqiptareve ne Kosove

Serbi rrefen per vrasjen e shqiptareve ne Kosove

Në Ditën Ndërkombëtare Humanitare, nw  faqe të ndryshëm shqiptare kanë qarkulluar një filmim i rrallë dokumentar, prodhim i "Kosovachannel", ku policë serbë dëshmojnë se si kanë parë kamionë me trupa shqiptarësh nga Kosova, të cilët gjatë luftës janë hedhur në lumin Danub.

Një dedektiv policie, Boshko Radojkoviç, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit u thirr në një vendngjarje, të cilën e mendoi thjesht si një histori rutinë. "Nuk prisja ndonjë gjë të pazakontë”, thotë ai. Por nuk do të ishte si ditët e tjera...Ishte kohë lufte. NATO po ndëshkonte Serbinë për krimet në Kosovë. Bombardimet ishin në javën e dytë. Pranë Kladobos në lindje të Serbisë, Boshko duhet të hetonte një kontenier të madh, që kishte dalë mbi ujë.


"Ishte rreth 50 metra tutje. "Kur nxirrnim kamionin, kolegu bënte fotografi. Dera e djathtë ishte e shqyer dhe jashtë kishin dalë dy këmbë njerëzish dhe një krah. Brenda një prig rrobash. Nuk dukej qartë se ishte errësirë. Kur pashë me kujdes e kuptova që kishte trupa brenda. Morëm pinca dhe hapëm portat. Boshko ishte pranë meje. Një pamje tmerri u shfaq para nesh. Më ngjethet mishi dhe tani. Kur po nxirrnim kamionin-frigorifer trupat ishin bërë lëmsh dhe uji u kishte hedhur rrobat.

 

Shihja një kokë, por s’dalloja cilit krah apo këmbë i përkiste. Ishte një pirg trupash të ngatërruar. Pashë një vajzë të shtrirë me kurriz me kokën e tërhequr pas dhe flokë të errët, dhëmbët e shtrembër. Kishte veshur tuta sportive dhe lart e zhveshur. Pranë saj një fëmijë, por s’them dot ç’moshë kishte. Pashë dhe një burrë rreth të 40-ave, i parruar. Të gjithë ishin të ngatërruar".

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama