Rusi topless ne rruge per te respektuar sinjalistiken

Rusi, topless ne rruge per te respektuar sinjalistiken

Nga Rusia vijnë imazhet e një iniciative të re që ka ngjallur jo pak reagime, edhe pse për momentin bëhet fjalë vetëm për një provokim. Në disa rrugë të zonës Nizhny Novgorod ku trafiku është i mbingarkuar dhe janë regjistruar një numër i lartë aksidentesh rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë, janë vendosur disa tabela.

E për ti bërë më të dukshme dhe tërhequr vëmendjen e drejtuesve të automjeteve, në buzë të rrugës janë vendosur disa vajza tërheqëse, gjysmë të zhveshura, që ruajnë shpejtësinë e lejuar. Një televizion rusë ka intervistuar disa drejtues automjeteve për të marrë përshtypjet e tyre rreth iniciativës së re dhe disa shprehen pro, të tjerë protestojnë. Sipas këtyre të fundit, vajzat mund të tërheqin më shumë seç duhet vëmendjen e drejtuesve të automjeteve dhe për pasojë të ndikojnë në shtimin e aksidenteve rrugore.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama