Rona shkon ne finale Arrita te kendoj per ‘ATA’

Rona shkon ne finale: Arrita te kendoj per ‘ATA’
Rona Nishliu ka mundura ta çojë Shqipërinë në natën finale të Festivalit Evropian, i cili këtë viti mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Këngëtarja ka bërë një interpretim mberësëlënës të këngës “sus” duke bërë për vetë publikun, i cili e duartrokiti gjatë gjithë qëndrimit të saj në skenë. Rona Nishliu, i ka dediakur këngën “Suus”, viktimave të aksidentit tragjikt të Himarës, ku humbën jetën 13 studente.

“Njerëz të dashur sonte ju ndjeva… Duke ndjerë shpirtin tuaj, arrita të këndoj për ATA :-( ! Urime të gjithë juve që besuat që në momentin e parë në “Suus”. Për mbështetjen tuaj, së bashku me ekipin ju jemi pafundësisht mirenjohës.”- shkruante Rona pak kohë pas performancës në faqen e saj në Facebook. Një ditë më parë Shqipëria ishte në ditë zie, ndaj dhe shqiptarët nuk kanë mundur ta ndjekin interpretimin e Ronës. RTSH do të transmetojë sot natën e dytë gjysmëfinale, ndërsa më 26 maj është nata finale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama