Kreu » Humor » Video » Rona Nishliu - Suus - Live - 2012 Eurovision Song Contest Semi Final
Rona Nishliu - Suus - Live - 2012 Eurovision Song Contest Semi Final
Botuar: 13 vite më parë
Shkruar nga:
Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka rrëmbyer duartrokitje të gjata të spektatorëve të pranishëm në sallë.
Rona Nishliu, me zërin dhe interpretimin e saj live, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me këngën Suus. Kënga e Nishliut ishte e pesta në radhë në natën e parë gjysmëfinale.
Këngëtarja nga Kosova ashtu siç kishte deklaruar më parë, këngën ia detikoi tragjedisë së Himarës. Në fund të intrepretimit, Nishliu u largua nga skena e përlotur, pa përshëndetur të pranishmit siç veprojnë zakonisht këngëtarët pjesëmarrës të këtij festivali.
Për shkak të ditës kombëtare të zisë për tragjedinë e Himarës, festivali nuk është transmetuar nga Radio Televizionin Shqiptar. Gjysmën finalja e parë e Eurovisionit pritet të transmetohet nesër nga RTSH-ja.
Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit.