Risheh fytyren e gruas pas 10 vjetesh ne verberi

Risheh fytyren e gruas pas 10 vjetesh ne verberi

Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur për një pensionist 68-vjeçar nga Forest Lake në Minesota, SHBA. Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, falë një syri bionik, ai ka parë fytyrën e gruas së tij.

Allen Zderad vuante nga një sëmundjeje gjenetike, e quajtur Retinitis pigmentoza. Rreth 20 vjet më parë kishin filluar problemet e para me shikimin. Më pas, me avancimin e sëmundjes, ai e kishte humbur totalisht shikimin, dhe ishte në gjendje të shihte vetëm drita me nj ndriçim të madh.

Por me zhvillimin e teknologjisë, u bë e mundur që 68-vjeçarit t’i rikthehej shikimi dhe të shihte gruan e tij pas 10 vjetësh.

“Tashmë është bërë një nga 15 personat e vendit që ka një sy bionik”, – i ka shpjeguar Raymond Iezzi Jr, okulisti që e operoi.
E dhëna e parë që provoi funksionimin e sistemit, u bë e qartë kur pacienti bërtiti nga kënaqësia dhe kapi krahun e gruas që ishte ulur përpara tij. Të dy filluan të qajnë.

“Ishte e lehtë, ishte më e bukura në sallë”, tha ai.

Duke përdorur këtë teknologji, imazhet mbërrijnë në telekamera dhe pastaj sistemi i interpreton dhe i shndërron. 68-vjeçari rifitoi pamjen falë syzeve speciale që funksionojnë si një sy biotik, që dërgon sinjale në valët e shndritshme të nervit optik, duke kaluar mbi retinën e dëmtuar.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama