RTSH publikon per here te pare kengen qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong

RTSH publikon per here te pare kengen qe do te perfaqesoje Shqiperine ne 'Eurosong'

Radio Televizioni Publik Shqiptar publikoi për herë të parë këngën e re të Elhaida Danit që do të përfaqësojë Shqipërinë në eurovision më 19 maj në Austri. Në intervistën e dhënë për RTSH, Elhaida Dani tha se ndihej e kënaqur më këngën dhe se shpreson të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në këtë eveniment muzikor. 

Transmetimi i videos u bë në edicionin qendror të lajmeve të darkës, ndërkohë që e pranishme ishte edhe këngëtarja Elhaida Dani. Para se të publikohej për herë të parë kënga dhe klipi i I’m Alive, ajo shkruajti në profilin e saj në rrjetin social Facebook se: “sot kemi nje kenge per te cilen kam punuar me shume dashuri , me tekst ne anglisht dhe ne shqip dhe se shpejti edhe ne italisht, dhe nje video e punuar nga Provideo me nje fabul qe per mua eshte shume e rëndësishme”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama