Qeni shtiret si i ngordhur sapo e marrin nga i zoti

Qeni shtiret si i ngordhur sapo e marrin nga i zoti

Me gjuhën të nxjerrë jashtë dhe të katër këmbët të ngritura lart, ky qen i vogël i racës Chihuahua, njesoj si një aktor i vërtetë, ‘shtiret’ si i ngordhur sa herë e marrin nga i zoti i tij. Jennie Kay Blair Ferguson nga Misisipi ka regjistruar qenin e babit të tij, i cili sapo e merr në dorë një pjesëtar tjetër i familjes, të cilin mesa duket e urren, menjëherë i kthen ‘patkonjtë’ nga qielli dhe nuk jep asnjë reagim. Sapo e kthejnë tek i zoti, qeni i vogël rikthehet menjëherë në jetë dhe nis të luajë me të. Videoja është shpërndarë 500 mijë herë brenda një kohe të shkurtër pasi u hodh në Facebook.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama